Image Alt

FAQ

Çfarë e bën Adélse Institute të veçantë?

Adélse Institute është më shumë se një qendër e kujdesit për flokët – është një përvojë e personalizuar ku cilësia, inovacioni dhe luksit i kushtohet vëmendje deri në detaje. Ne jemi një nga 70 institutet në botë që ofrojmë ekskluzivitetin e TOKIO LIMITED, një trajtim revolucionar për forcimin dhe rigjenerimin e flokëve.

A është TOKIO LIMITED i përshtatshëm për çdo lloj floku?

Po, TOKIO LIMITED është një trajtim i personalizuar që përshtatet me nevojat e flokëve tuaj. Nëse keni flokë të dobët, të dëmtuar ose të trajtuar kimikisht, ky trajtim do t’i forcojë, rigjenerojë dhe mbrojë flokët tuaj duke i bërë 180% më rezistentë ndaj këputjes.

Çfarë e bën TOKIO LIMITED kaq të veçantë?

TOKIO LIMITED është trajtimi më i avancuar dhe luksoz për rigjenerimin e flokëve, i disponueshëm vetëm në 70 institute në mbarë botën. Falë teknologjisë së tij inovative, ai forcon flokët deri në 180%, duke i bërë më rezistentë ndaj këputjes, më të butë dhe me një shkëlqim ultra-luksoz.

Si funksionon TOKIO INKARAMI dhe për cilët flokë rekomandohet?

TOKIO INKARAMI është një trajtim i avancuar që rikthen forcën, elasticitetin dhe shëndetin e flokëve të dëmtuar nga trajtimet kimike, dekolorimi dhe faktorët e jashtëm. Teknologjia e tij unike lidh molekulat e keratinës në thellësi, duke riparuar flokët nga brenda jashtë dhe duke garantuar rezultate të qëndrueshme.

Cili është ndryshimi midis TOKIO SPA dhe trajtimeve të tjera Tokio?

Ndryshe nga TOKIO LIMITED dhe TOKIO INKARAMI, të cilët fokusohen tek rigjenerimi i fibrës së flokëve, TOKIO SPA është një trajtim i dedikuar për shëndetin e skalpit. Ai detoksifikon, pastron në thellësi dhe hidraton skalpin, duke krijuar bazën perfekte për flokë më të fortë dhe të shëndetshëm.

Çfarë përfshin hapësira ekskluzive PRIVÉ?

PRIVÉ është një hapësirë private dhe luksoze, e dedikuar për ata që kërkojnë intimitet dhe një shërbim të personalizuar. Përfshin një ambient të qetë, ku mund të relaksoheni, duke shijuar trajtimin tuaj të preferuar me kujdesin ekskluziv të stilistëve tanë. Gjithashtu, ju ofrojmë pije premium si çaj, kafe ose shampanjë, për një përvojë të plotë luksi.

A është Japanese Head Spa i përshtatshëm për çdo lloj skalpi?

Po, Japanese Head Spa është një trajtim i përshtatur për çdo lloj skalpi. Ai ndihmon në pastrimin e thellë, balancimin e yndyrës dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke nxitur rritjen e flokëve të shëndetshëm.

A mund të përdor trajtimet TOKIO nëse kam bërë dekolorim ose trajtime kimike?

Po, trajtimet TOKIO LIMITED dhe TOKIO INKARAMI janë perfekte për flokët e dekoloruar ose të trajtuar kimikisht, pasi rigjenerojnë strukturën e dëmtuar, duke i bërë flokët më të butë, më të shëndetshëm dhe më të fortë.

A ofroni shërbime për dasma ose evente speciale?

Po, ofrojmë shërbime të personalizuara për nuse, evente dhe dalje speciale. Ekipi ynë i grimit dhe stilimit krijon një look unik dhe të personalizuar, duke u përshtatur me stilin dhe dëshirat tuaja.

A mund të marr një konsultë para trajtimeve?

Sigurisht! Në Adélse Institute, çdo klient ka mundësinë të marrë një konsultim profesional falas, për të përcaktuar shërbimin më të përshtatshëm sipas nevojave të flokëve dhe dëshirave të tij.

Çfarë masash merrni për shëndetin dhe sigurinë e klientëve?

Ne respektojmë standardet më të larta të higjienës dhe sigurisë. Çdo pajisje dhe hapësirë dezinfektohet pas çdo klienti, ndërsa produktet që përdorim janë të certifikuara dhe të sigurta për shëndetin e flokëve dhe skalpit tuaj.