BUKURIA JUAJ NË DUART E EKSPERTËVE
Grimi është arti i nxjerrjes në pah të bukurisë suaj natyrale. Në Adélse Institute, çdo aplikim është i personalizuar për një rezultat të përsosur dhe të qëndrueshëm.
Bukuria juaj, e sjellë në pah me mjeshtëri dhe kujdes.
Në Adélse Institute, makeup-i nuk është vetëm një aplikim produktesh, por një art që përshtatet me tiparet, stilin dhe personalitetin tuaj. Pavarësisht nëse kërkoni një pamje natyrale për përditshmëri apo një look glamoroz për evente speciale, artistët tanë të makeup-it përdorin produktet më cilësore dhe teknikat më të avancuara, duke siguruar një pamje të përsosur, të qëndrueshme dhe të personalizuar.

MAKE-UP PROFESIONAL
PËR ÇDO RAST, PËR ÇDO STIL
- Makeup i përditshëm – Natyral, i freskët dhe i lehtë për një pamje të pastër dhe elegante.
- Makeup për evente – I sofistikuar dhe i personalizuar sipas stilit tuaj për çdo festë apo dalje të rëndësishme.
- Makeup nusesh – Perfeksion dhe qëndrueshmëri maksimale për ditën më të veçantë të jetës suaj.
- Makeup skenik & fotografik – Ideal për xhirime, fotografi profesionale apo dalje televizive.
Makeup-i nuk është vetëm ngjyra në lëkurë – është arti i nxjerrjes në pah të tipareve më të bukura, një mënyrë për të reflektuar stilin dhe vetëbesimin tuaj. Në Adélse Institute, çdo aplikim është i menduar për të krijuar harmoninë e përsosur mes fytyrës suaj, ngjyrave dhe teknikave më të avancuara. Rezultati është një pamje që nuk duket e rënduar, por natyrale, elegante dhe e përshtatur me personalitetin tuaj.
Nëse kërkoni një grim delikat për përditshmëri apo një pamje të fuqishme dhe glamuroze për evente speciale, artistët tanë janë këtu për të realizuar vizionin tuaj me precizion dhe kujdes.