Image Alt

Manikyr & Pedikyr Spa

Adélse

PËRKUJDESJE, HIGJENË DHE RELAKS

Duart dhe këmbët tuaja meritojnë po aq kujdes sa edhe flokët. Në Adélse Institute, çdo trajtim është i menduar për të siguruar shëndet, estetikë dhe mirëqenie, duke kombinuar higjienën maksimale, produktet cilësore dhe teknikat më të avancuara. Manikyri dhe pedikyri janë më shumë se një trajtim bukurie – janë një ritual relaksues që i jep energji dhe freski duarve dhe këmbëve tuaja.

Manikyr SPA – Elegancë dhe përkujdesje për thonjtë dhe duart
Pedikyr SPA – Relaks dhe rigjenerim për këmbët tuaja

Pastrimi dhe sterilizimi i instrumenteve është një standard i patjetërsueshëm në Adélse, duke garantuar një eksperiencë të sigurt, të pastër dhe të personalizuar për çdo klient.