Adélse Institute
Experience the Art of Hair Care
Adélse Institute është vendi ku kujdesi për flokët bëhet art. Çdo detaj është menduar për të krijuar një përvojë ekskluzive, nga teknikat më të avancuara dhe produktet premium deri te personalizimi i plotë i çdo shërbimi.
Me një filozofi të bazuar në cilësi, inovacion dhe përkushtim ndaj perfeksionit, Adélse Institute sjell një standard të ri në industrinë e bukurisë në Shqipëri. Ekskluziviteti ynë përfshin trajtimet më të avancuara japoneze TOKIO CARE. Jemi të privilegjuar qe kemi TOKIO PREMIUM LIMITED, të disponueshme vetëm në 70 institute në botë.
FILOZOFIA DHE VIZIONI
Filozofia e Adélse Institute është e qartë: kujdesi ndaj flokëve është një përvojë e personalizuar, e ndërtuar mbi cilësinë dhe ekselencën.
Vizioni ynë është të transformojmë mënyrën se si bëhet kujdesi për flokët, duke kombinuar teknologjinë më të avancuar, trajtime të personalizuara dhe një eksperiencë të pakrahasueshme.
Adélse Institute është destinacioni për ata që kërkojnë më shumë se një trajtim – një përvojë të veçantë që lartëson bukurinë dhe shëndetin e flokëve.
EKSPERIENCA NË ADÉLSE INSTITUTE
Që nga momenti kur hyn në Adélse Institute, përjeton një atmosferë luksi dhe relaksi. Mikpritja është e ngrohtë, ambienti është i kuruar në detaje dhe kujdesi fillon përpara trajtimit. Çdo klient mirëpritet me një kafe, një çaj të ngrohtë ose një gotë shampanjë, sepse për ne, përkujdesja fillon me eksperiencën që ofrojmë. Në Adélse Institute, çdo trajtim është më shumë se një shërbim – është një ritual bukurie dhe mirëqenieje.

PSE TË ZGJEDHËSH ADÉLSE INSTITUTE?
- Ekskluziviteti i trajtimeve japoneze – TOKIO LIMITED, një trajtim i disponueshëm vetëm në 70 institute në botë
- Ekip me përvojë dhe i trajnuar ndërkombëtarisht – Teknologjitë dhe teknikat më të fundit për rezultate perfekte
- PRIVÉ – Për ata që kërkojnë privatësi dhe një përvojë ekskluzive
- Produktet më cilësore në botë –Nga Tokio Care në L’Oréal Paris
- Përvojë e kuruar në detaje – Ambienti modern, shërbimi ekskluziv dhe kujdesi i personalizuar
Adélse Institute nuk është vetëm një vend për kujdesin e flokëve, por një filozofi bukurie e ndërtuar mbi ekspertizën, perfeksionin dhe përvojën unike të klientit.